Site icon PrishtinaPress

Policia interviston Gjergj Dedajn për kërcënim të presidentes Osmani

Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoni të Veriut, Gjergj Dedaj, është intervistuar dje nga Policia e Kosovës. I njëjti u mor në pyetje pasi u denoncua për kërcënim publik të jetës dhe sigurisë së Presidentes Vjosa Osmani dhe familjes së saj.

Intervistimi i tij erdhi pas deklaratës së dhënë në emisionin “Frontal” në T7, ku tha se është njeri i ligjit, por përveç ligjit, te ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

“Unë jam i ligjit, mirëpo na jemi shqiptarë. Nuk mundesh dikë që ja ki inati me e vra. Unë jam i rrezikum, nga Klani i Osmanit, i Vjosës dhe bashkëshorti i saj, nga njerëzit e saj dhe i listës Guxo. Nuk di që duhet me pasë kërcënim tjetër kur ta rrezikon jetën, të len të paftyrë, të hejk prej listës së pagave”, ishte shprehur Dedaj.

Burime të T7 brenda Policisë së Kosovës thanë se pas intervistimit Dedaj është liruar në procedurë të rregullt, teksa rasti po trajtohet nga Departamenti i Krimeve të Rënda.

Exit mobile version