Site icon PrishtinaPress

Policia i shqipton gjobë 600 euro kamionit që po transportonte pajisje jashtë dimensioneve të lejuara

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë kontrollimit ka hasur se një kamioni teksa po transportonte pajisje jashtë dimensioneve të lejuara, ku ndaj tij ka shqiptuar gjobë prej 600 euro.

“Njësia për Kontroll të Autostradave me datën 03.05.2023 ka identifikuar mjetin për transportin e mallrave duke transportuar pajisje jashtë dimensioneve të lejuara, me ç ‘rast shoferit të mjetit dhe personit juridik i janë shqiptuar gjoba sipas ligjit për automjete”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version