1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia i reagon zv.ministrit të Brendshëm: Silli faktet për policët e korruptuar

Policia e Kosovës ka reaguar ndaj zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa, pas deklaratës së këtij të fundit se PK gjoja ka shumë policë të korruptuar dhe se për këtë fajin e kanë shefat e tyre.

“Policia e Kosovës (PK) dhe menaxhmenti i sajë janë të përkushtuar në përmbushjen e detyrave dhe obligimeve të saja ligjore në të mirë të sigurisë dhe rendit në Republikën e Kosovës. Krahas etikes së lartë, integritetit dhe vlerave që ka PK, ne në vazhdimësi jemi shquar për efikasitet edhe në trajtimin e rasteve kur pjestarë të PK janë dyshuar për aktivitet të kundërligjshëm, e që fatmirësisht nuk kanë qenë në numër të madhë”, thuhet në reagim, transmeton Gazeta Express.

PK ka thënë se struktura organizative e saj “mundëson menaxhim profesional sipas metodave të njohura menaxhuese moderne dhe menaxhert, komandantët dhe eprorët tjerë në strukturë përkujdesen për të gjitha qështjet organizative, duke përfshirë edhe përgjegjësinë dhe llogaridhënjen nga pozitat menaxheriale”.

“Referuar rastit të arrestimit të 59 zyrtarëve nga njësitet e trafikut rrugor vlerësojmë se janë raste të izoluara dhe në asnjë mënyrë nuk e zbehin imazhin e mirë të punës së PK-së në përgjithësi. Zyrtarët e arrestuar janë individ brenda organizatës dhe si të tillë trajtohen ligjërisht për përgjegjësinë e tyre, ndërsa sa i përket përgjegjësisë menaxheriale PK tashmë ka ndërrmarrë veprime konkrete deri në këtë fazë edhe në kuadër të përgjegjësive të stafit menaxhues në njësit ku zyrtarët policor kanë qenë të involvuar në aktivitete të kundërligjshme. Në arrestimin e këtyre zyrtarëve policor ka dhënë kontribut edhe vet PK-ja”, ka thënë Policia në reagim.

“Sa i përket dyshimeve, hipotezave dhe gjasave të probabilitetit për një numër të madh të policëve të korruptuar, e inkurajojmë z. Mustafa që dyshimet e tija ti paraqes tek institucionet kompetente dhe e sigurojmë z. Mustafa edhe pse besojmë se e ka të qartë se PK-ja do të vazhdoj të jetë profesionale, e pa lëkundur në përmbushjen e misionit, vizionit dhe objektivave të saja, dhe e pa ndikuar nga shantazhet dhe tendenca për ndërhyrje në pavarësinë operacionale”, thuhet më tej në reagim.

“Lidhur me deklarimet e z. Mustafa për angazhimet e disa zyrtarëve policor në universitete publike e kolegje private, kjo qështje është e regulluar me procedura të veqanta dhe angazhimi i tyre në kolegje jashtë orarit të rregullt është i autorizuar dhe në përputhje me procedurat e PK, dhe në asnjë mënyrë angazhimi i zyrtarëve të PK-së me grada akademike nuk duhet përceptuar si ” sjellje nëpër kolegje” por si një vlerë shtesë jo vetëm për PK-në por edhe për institucionet arsimore”, ka thënë PK.

PK i ka kujtuar zv.ministrit se “nga viti në vit ka realizuar suksese evidente në luftimin e të gjitha llojeve të krimit , impakti i të cilave tejkalon edhe kufijt e Kosovës, ku konkretisht parandalimi dhe luftimi i narkotikëve dhe trafikimit me qenje njerëzore janë fusha ku PK, ka patur rezultate signifikante të cilat janë qmuar edhe nga mekanizmat dhe partnerët ndërkombëtar”.

Sipas Policisë, “tendenca për të paraqitur PK-në, në mënyrë hipotetike dhe me gjasa të probabilitetit si institucion i korruptuar nuk kupohet ndryshe veq se përbuzje, njollosje, dhe etiketim i vlerave që përfaqësojnë mijëra burra dhe gra, të cilët sakrifikojnë ditë dhe natë për sigurinë e qytetarëve të Kosovës”.

“Satisfaksioni më i madh për PK-në do të vazhdoj të jetë besimi i qytetarëve për PK-në, dhe në asnjë rrethanë perceptimet personale si këto të z. Mustafa, nuk do të zbehin imazhin dhe përkushtimin shumë të madh të PK-së për ti shërbyer vendit”, përfundon reagimi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img