Site icon PrishtinaPress

Policia i gjeti kokainë, arrestohet i mituri nga Prishtina

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi që tek i njëjti policia ka gjetur një sasi kokainë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës narkotike të llojit Kokainë”, ka njoftuar policia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Exit mobile version