Site icon PrishtinaPress

Policia i gjen 17 vjeçarit në rrugën “B”, armë zjarri dhe një thikë

Policia e Kosovës mbrëmë në rrugën “B”, në Prishtinë, një 17 vjeçari i kanë gjetur armë zjarri dhe thikë.

Sipas njoftimit të policisë, mbrëmë rreth orës 21:30, në rrugën “B” në Prishtinë, zyrtarët policor të stacionit policor Jugu, pas ndalimit dhe kontrollit të kryer ndaj të dyshuarit B. H, mashkull, 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë:

▪︎ Një revole të tipit Zoraki e kalibrit 9 mm,
▪︎ Gjashtë copë fishek të kalibrit 9 mm,
▪︎ Një karikator, si dhe një thikë.

Sipas policisë, i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj ti policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Mbajtje në pronësi kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës” dhe në konsultim me prokurorin e shtetit i njëjti është proceduar më tej.

 

Exit mobile version