Site icon PrishtinaPress

Policia gjuhet me gurë derisa sekuestronte veturën me dru ilegal në Kaçanik

Disa zyrtarë policorë janë sulmuar të premten në fshatin Ivajë të Kaçanikut.

Raportohet se derisa njësia policore ishte duke sekuestruar një veturë me të cilën po kryhej transport ilegal i druve, para makinës tërheqëse kanë dalë dy të dyshuarit meshkuj kosovarë dhe disa anëtarë të familjes së tyre duke penguar sekuestrimin e veturës dhe më pas duke gjuajtur me gurë.

“Të dyshuarit më pas janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Exit mobile version