-1.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia gjobit kompaninë përgjegjëse sepse nuk pastroi rrugët në Shtërpcë

Zyra e Informimit të Policisë së Kosovës në Ferizaj, ka njoftuar se është gjobitur kompania përgjegjëse për pastrimin e rrugëve, kjo për shkak se nuk ka kryer punën e saj.

Policia e Kosovës në komunikatën e dërguar për media ka treguar rrugët që s’janë pastruar nga kompania tash e gjobitur.

Pos këtyre fotove, Policia e Kosovës ka dërguar edhe gjobën, megjithatë aty s’është shkruar vlera e gjobitjes.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:

Gjobitet kompania për mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Shtërpcë

Policia e stacionit policor të Shtërpcës pas disa ankesave të qytetarëve dhe pasi ka inspektuar rrugët lokale të Shtërpcës, ka vërejtur se disa pjesë të rrugëve ishin të pa pastruara nga bora dhe ngricat,  nga kompania përgjegjëse për pastrimin e rrugëve .

Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe sot ndaj kompanisë ka incuar fletëparaqitjen për gjykatë sipas ligjit të komunikacionit rrugor nga neni 202.3 e cila nuk ka marrë masat e nevojshme, përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve edhe pse ishte paralajmëruar nga policia.

Me këtë rast policia , apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë dhe të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes në raport me kushtet e rrugës, të mbajnë distancën në mes të automjeteve me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img