Site icon PrishtinaPress

Policia gjen thikë, maska, cigare elektrike dhe para të falsifikuara në disa shkolla në Vushtrri

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë realizuar kontrolle në disa shkolla në Vushtrri.

Sipas njoftimit ka PK, bëhet e ditur se gjatë kontrollimit tek nxënësit në hapësira shkollore I janë gjetur dhe sekuestruar, thikë, cigare elektrike, maska, dhe para të falsifikuara.

Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar mbi 3400 nxënës, të shkollave të mesme të ulëta dhe të larta në Vushtrri. Gjatë kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, një (1) thikë, dy (2) cigare elektrike, dy (2) maska, dhe dy bankënota nga 200 euro të falsifikuara.” – thuhet në njoftim.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale i janë paraqitur prokurorit kompetent, ku për dy bankënotat e falsifikuara është iniciuar rast për vepër penale “falsifikim i parasë”.

Exit mobile version