Site icon PrishtinaPress

Policia gjen një magazinë me drogë (Foto)

Një operacion i madh antidrog është zhvilluar nga Policia e Shtetit në Përmet.

Sipas policisë, në një fshat u zbulua një magazinë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Magazina ndodhej në fshatin Pagri të rrethit Përmet. Në këtë operacion janë përfshirë edhe Antidroga, Forca e Posaçme Operacionale, Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.

Policia konfirmon se vijon operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në trafikun e drogës.

Nga raportimet e para mësohet se sasia e gjetur në këtë super operacion mund të jetë 10 ton hashash i tharë.

Exit mobile version