Të gjithë ne pavarësisht se bëjmë sikur zbatojmë ligjet, në një moment çfarëdo të ditës na ndodh që të flasim në celular ndërkohë që jemi duke drejtuar makinën.
Kjo natyrisht është shumë e rrezikshme pasi një pakujdesi e vogël apo një lajm i keq i marrë në celular, mund të na heqë vëmendjen dhe të shkaktojmë ndonjë aksident vdekjeprurës.
Por nëse deri tani shikonim rreth e qark nga xhamat e makinës për të parë nëse kishte ndonjë polic vërdallë, tashmë kjo nuk do të na ndihmojë shumë. Kështu policia britanike ka filluar të zbatojë një plan i cili duket se po i kap të gjithë “me presh në duar”. Ata hipin si pasagjerë nëpër autobuzë linjash dhe shohin nga dritarja makinat që u kalojnë përbri.Sigurisht shoferët e shkretë nuk e mendojnë kurrë se në autobus mund të ketë ndonjë polic që po i vëzhgon ndaj dhe janë më të shkujdesur, shkruan “joq”. Mediat britanike raportojnë se ky është një veprim i cili po jep mjaft efekt në këtë shtet. Nuk dihet nëse mund të ketë të ardhme edhe në Shqipëri, por nuk duket ide e keqe.