Site icon PrishtinaPress

Policia gjen armët e përdorura në vrasjen e Naser Gashit dhe plagosjen e Miftar Miftarit në Prishtinë

Policia e Kosovës ka arritur të gjejë armët e përdorura në vrasjen e Naser Gashit dhe plagosjen e Miftar Miftarit në Prishtinë, rast ky që tronditi vendin të martën mbrëma, ndërsa të dyshuarit ndodhen akoma në arrati, raporton Gazeta Sinjali.

Armët janë gjetur të fshehura në magjistralen “Prishtinë-Mutivodë”.

“Lidhur me rastin e datës së lartcekur Policia e Kosovës ka siguruar informacione se armët e përdorura në kryerjen e veprës penale të lartcekur gjenden të fshehura në magjistralen Prishtinë – Mutivodë. Lidhur me rastin në lokacion kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe    në konsultim me prokurorin e rastit kanë bërë sekuestrimin e tri armëve të zjarrit: një armë zjarri AK 47, një armë zjarri e tipit TT dhe një armë zjarri COLT. Policia e Kosovës po vazhdon të punojë intensivisht në hetimin dhe ndriçimin e plotë të rastit, si dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar”, njoftoi Policia.

I dyshuari kryesor është Alban Gashi, i cili bashkë me një të dyshuar tjetër të armatosur dhe të maskuar u futën në lokal dhe gjuajtën me armë.

Siç raportoi ekskluzivisht Sinjali, cak ishte Miftar Miftari, i cili mbeti i plagosur, ndërsa u vra Naser Gashi.

Exit mobile version