0.7 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Policia flet për vetëvrasjen në Gjakovë, 51-vjeçarja u gjet pa shenja jete nga familjarët

PrishtinaPress raportoi para pak çastesh për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Sopot të Gjakovës, ku një grua ka privuar veten nga jeta.

Sipas Policisë, viktima është gjetur pa shenja jete nga familjarët të cilët kanë njoftuar Policinë, ndërsa në vendin e ngjarjes është konstatuar vdekja e 51-vjeçares.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Sot kemi pranuar informatë se në fshatin Sopot-Gjakovë, familjarët kanë gjetur viktimën pa shenja jete. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës femër e lindur në vitin 1972”, tha ai.

Ai shtpoi se rasti është iniciuar rast “Hetim i vdekjes” dhe trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img