10.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

Policia flet për të shtënat me armë para Ministrisë së Tregtisë, rasti cilësohet si “vrasje në tentativë”

Para Ministrisë së Tregtisë sot ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Policia ka njoftuar se nga ky incident nuk ka pasur persona të lënduar, mirëpo rasti është inciuar si “Vrasje në tentativë”

“Rreth orës 15:40, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën Arbnor dhe Astrit Dehari në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një person i dyshuar, nga një motoçikletë në lëvizje ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture. Nuk raportohet për persona të lënduar. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit i cili është cilësuar vrasje në tentative”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img