Policia e Shtetit ka konfirmuar incidentin në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë, ku dyshohet se një kosovar ka humbur jetën pasi ka rëndë nga lartësia.
Në njoftimi ne policisë thuhet se shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt vendit të ngjarjes bashkë me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.
“Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Në ndihmë janë nisur edhe ekipi i kërkim-shpëtimit malor nga Kosova, të cilët thanë se operacioni është i ndërlikuar.