Policia e Shtetit të Shqipërisë kanë ndalur në pikën e kalimit kufitar në Muriqan një shtetas kosovar i cili po tentonte të kalonte kufirin me automjetin e tij nga Mali i Zi për në shtetin shqiptar.
Sipas njoftimit të Policisë, 58-vjeçarit nga Peja i janë gjetur dhe sekuestruar mbi 11 mijë euro të padeklaruara.
“Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, strukturat operacionale të DVP Shkodër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. F., 58 vjeç, banues në Pejë, Kosovë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, thuhet në njoftim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.