-2.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kryeqytetit, Fushtica thotë se do të funksionalizohet shumë shpejt

Sa herë që bie shi, shumë pjesë të Prishtinës bllokohen nga uji, sidomos disa rrugë ku veturat nuk mund të kalojnë. Situatë e tillë u pa edhe në fillim të kësaj jave, ku shiu i rrëmbyeshëm bllokoi disa vetura në rrugë, e po ashtu edhe pjesë të lagjeve të kryeqytetit, duke shkaktuar dëme në pronat publike dhe private.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet në kohë reale që kur ka të reshura sikurse ishin në fillim të javës, të intervenojnë në kohë rekorde për riparimin e dëmeve.

“Kemi pasur episode të motit ekstrem posaçërisht në fillim të javës, do të thotë të hënën dhe të martën dhe si pasojë e kësaj kemi bërë intervenimin në kryeqytet si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut në kohë të shkurtër. Por duhet të kemi parasysh edhe infrastrukturën që është duke u përmirësuar dhe si e tillë ne jemi të gjitha ekipet e kujdestarisë që kemi pasur me brigadën profesionale të zjarrfikësve, me kompanitë e kontraktura nga drejtori për Siguri dhe Emergjenca për rastin e intervenimeve në rast emergjente dhe policia e Kosovës dhe ekipet tjera. Kemi intervenuar dhe kemi sanuar të gjitha dëmet në një afat shumë të shkurtër kohor”, tha Fushtica.

Me tutje, ai tha se janë vëzhgim të situatës dhe janë në gatishmëri për të intervenuar në rast se paraqitet ndonjë situatë ku të reshurat mund të shkaktojnë dëme. 

“Ne jemi në vëzhgim të situatës sa i përket të reshurave dhe fatkeqësive tjera natyrore që mund të ndodhin ditëve apo javëve në vijim. Dihet që edhe vitin e kaluar kemi pasur një situatë të tillë dhe jemi duke e përcjell, duke marrë të gjitha masat që të minimizojmë dëmet, sepse ne nuk mund t’i parandalojmë fatkeqësitë natyrore, për fat të keq nuk mund ta ndalim shiun, nuk mund ta ndalim breshrin, por t’i minimizojmë,  t’i kem planet efektive në vend”, theksoi ai.

Fushtica ka folur edhe për policinë e kryeqytetit, për të cilën ka thënë se shumë shpejt pritet të funksionalizohet.

“Policia e Kryeqytetit është drejtori e Policisë së kryeqytetit është krijuar në kuadër të Policës së Kosovës, jemi në fazën e bashkëpunimit me Policinë e Kosovës që të gjejmë një ndërtesë ku do të vendoset drejtoria e policisë së kryeqytetit dhe shumë shpejt të funksionalizohet dhe të ketë ndërtesën e saj dhe t’i ketë të gjitha struktura që janë të aprovuara nga Ministria Punëve Brendshme”, ka thënë Fushtica./EO

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img