Policia e Kosovës bënë thirrje kujtdo që ka informacione për identitetin ose vendndodhjen e të dyshuarit të shpallur në kërkim.
Stacioni policor Jugu në Prishtinë, ka paraqitur fotografinë e të dyshuarit të shpallur në kërkim, i dyshuar për implikim në veprën penale “Vjedhje grabitqare”.
“I bëjmë thirrje kujtdo që ka informacion për identitetin ose vendndodhjen e këtij të dyshuari, të kontaktojë menjëherë Policinë e Kosovës ose të raportoj në mënyrë anonime përmes aplikacionit lajmëro policinë…Bashkëpunimi juaj është thelbësor për të na ndihmuar të garantojmë sigurinë brenda komunitetit tonë për një shoqëri pa krim”, njofton Policia e Kosovës.