Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, ka shpallur në kërkim një person lidhur me një vrasje të rëndë që ka ndodhur më datën 25 qershor.
‘’Personi i dyshuar është:· Zef (Viktor) Ademaj i lindur me 23.03.1988, banues në fshatin Zllakuqan-Klinë.Lidhur me rastin “Vrasje e rëndë” (ndodhur me datën 25.06.2023) pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur mbi dyshimin e përfshirjes në rast. Prezenca e personit të dyshuar nuk është arritur të sigurohet, edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera policore’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu sipas njoftimit është bërë e ditur se Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacionin më të afërt policor.