Policia e Kosovës ka shënuar sot 20 vjetorin të themelimit të saj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë dhe stacionet policore Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj, me datën 4 shtator 2019, nën moton ‘ porta e hapur’ nga ora 10:00 deri në ora 14:00, kanë pritur shumë vizitor nxënës, student, e qytetar.
Përmes një njoftimi të policisë thuhet se vizitoret patën mundësinë që të njihen për së afërmi me punën angazhimet dhe zhvillimet për dy dekada në shërbim të rendit dhe sigurisë publike, ku në pritje të vizitorëve kanë qenë njësi të ndryshme policore përfshi edhe stafin komandues në nivel të Drejtorisë Rajonale dhe nivel stacioneve policore.
Me rastin e shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të Policisë së Kosovës-së, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicë dhe stacionet policore Mitrovicë, Vushtrri e Skenderaj, me datën 4 shtator 2019, nën moton ‘ porta e hapur’ nga ora 10:00 deri në ora 14:00, kanë pritur shumë vizitor nxënës, student, e qytetar.
Vizitoret patën mundësinë që të njihen për së afërmi me punën angazhimet dhe zhvillimet për dy dekada në shërbim të rendit dhe sigurisë publike, ku në pritje të vizitorëve kanë qenë njësi të ndryshme policore përfshi edhe stafin komandues në nivel të Drejtorisë Rajonale dhe nivel stacioneve policore.
Të gjithë vizitorët dhuratë nga Policia morën nga një flamur i vogël me stemën e policisë, një laps kimik me stemën e policisë dhe me mbishkrimin e 20 vjetorit të themelimit të policisë së Kosovës si dhe një fletore gjepi me stemën e policisë