6.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës parandalon kalimin e paautorizuar të kufirit shtetëror dhe kontrabandën me mallra për në Serbi

Policia e Kosovës parandalon kalimin e paautorizuar të kufirit shtetëror dhe kontrabandën me mallra për në Serbi.

Gjatë mbrëmjes së djeshme rreth orës 20:30, Policia e Kosovës ka parandaluar kalimin e paautorizuar të kufirit shtetëror dhe kontrabandën me mallra për në Serbi.

Kjo pasi kanë vërejtur një një automjet VW Passat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll.

‘’Me datën 10.05.2023, rreth orës 20:30, Policia Kufitare e Kosovës me njësitet e saj gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në menaxhimin dhe kontrollin e kufirit shtetror në patrullim e sipër, përgjatë Sharpelit dhe Bistricës (rrugë e cila të dërgon në Serbi përmes rrugës alternative) kanë vërejtur një automjet VWPassat duke tentuar të kalojë nga Bistrica (Republika e Kosovës) për në fshatin Mure (Serbi), të cilin edhe e kanë ndaluar për verifikim dhe kontroll. I dyshuari me automjetin e lartcekur (VË) transportonte ngarkesë me pako të duhanit’’ thuhet në njoftimin e PK-së.

Më tutje është bërë e ditur se lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet doganore dhe me urdhër të prokurorit kujdestar është iniciuar rasti për ”Kalim të pa autoroziuar të kufirit dhe kontrabandë me mallra”.

Malli i gjetur (pakot me duhan) me urdhër të prokurorit dërgohet në terminalin doganorë për procedura tjera.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img