1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës në aksion për zbatimin e masave anti-COVID

Në zbatim të vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës për masat e reja anti-COVID, policia e Kosovës ka zhvilluar aksione kontrolli nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Policia e Kosovës, përmes një komunikate bën të ditur se referuar planifikimeve operacionale policore, të gjitha aktivitetet dhe masat e deritanishme po i ndërmerr në koordinim të plotë me të gjitha institucionet kompetente në fushën e shëndetësisë dhe institucionet e tjera relevante, konform angazhimeve dhe detyrave sipas planit për gatishmëri dhe reagim.

“Planifikimet operacionale kanë për qëllim bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve me institucionet qendrore dhe lokale që janë kompetent për luftimin dhe parandalimin e rreziqeve nga virusi në fjalë si dhe përballjen me situatat e këtij lloji, në drejtim të koordinimit dhe reagimit me kohë”, thuhet në njoftimin e Policisë, transmeton Telegrafi.

“Me qëllim të respektimit të masave mbrojtëse, parandalimit të përhapjes së pandemisë duke vënë në pah interesin e shëndetit publik, Policia e Kosovës është duke realizuar detyra konkrete në gjithë territorin e Kosovës, duke aplikuar kontrolle të përbashkëta në trafik, në transportin e udhëtarëve, në qendra tregtare, lokale afariste etj., përfshirë edhe shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk zbatojnë këto masa”.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë qytetarët që t’u përmbahen rregullave dhe t’i respektojnë masat anti-COVID, të mbajnë distancën, të vendosin maskën dhe të pastrojnë duart.

Komunikatës, Policia ia ka bashkangjitur, fotografitë gjatë realizimit të detyrave policore në terren nga të gjitha drejtoritë rajonale policore.

         

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img