6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës ndërhynë në një dasmë serbe në Kamenicë, Petkoviq e fajëson Albin Kurtin

Policia e Kosovës të shtunën ka ndërprerë një dasmë serbe në Kamenicë.

Sipas mediave serbe, dasma është ndërprerë në momentin që krushqit po e merrnin nusen pasi dikush ishte ankuar për tonin e lartë të muzikës.

Për rastin në fjalë është ankuar, drejtori i Zyrës për Kosovë në Serbi, Petar Petkoviq duke hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti, transmeton Insajderi.

“Me ndërprerjen e dasmës serbe në Kamenicë, Albin Kurti tregoi se e shqetëson gjithçka që bëjnë serbët në Kosovë dhe se urrejtja e tij ndaj serbëve nuk njeh kufi. Ai kërkon të hiqen targat serbe, e shqetësojnë letërnjoftimet serbe e tash edhe dasmat”, ka deklaruar Petkoviq.

Sipas portalit serb ‘Kosova Online’, dasmorët janë dënuar edhe me gjobë nga Policia e Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img