Site icon PrishtinaPress

Policia e Kosovës me trajnim për pjesëtarë të OSBE-së

Policia e Kosovës, respektivisht Departamenti i Njësive Speciale të PK-së, dje në kampin e njësive speciale ‘Vrella’ ka mbajtur trajnimin: “Trajnim bazik për monitorimin e tubimeve publike” për pjesëtarë të OSBE-së.

Përmes këtij trajnimi, që tashmë po zhvillohet për 8 vjet me radhë, Policia e Kosovës ka për qëllim forcimin e kapaciteteve monitoruese dhe bashkëpunimit në situata publike.

“Gjatë këtij trajnimi pjesëmarrësve iu prezantuan temat që ndërlidhen me psikologjinë e turmës dhe përgatitjet psikologjike, po ashtu u është bërë edhe demonstrimi i pajisjeve policore që përdoren nga njësitë përkatëse për menaxhimin e tubimeve publike”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

“Në fund të këtij trajnimi të gjithë pjesëmarrësve u janë shpërndarë certifikata, si dhe i njëjti është vlerësuar lart nga pjesëmarrësit, pasi ndër të tjera përforcon edhe bashkëpunimin në mes të PK-së dhe OSBE-së”.

Exit mobile version