Mbrëmë në veri ka ndodhur një shpërthim për të cilin dyshohet të ketë qenë granatë dore
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani, i cili tha se të lënduar nuk ka, përveç dëme të vogla materiale në mur.
Elshani bëri të ditur se shpërthimi ka ndodhur te qendra e kontrollimit të automjeteve.
“Ka pasur shpërthim tek qendra e kontrollimit të automjeteve në Mitrovicë rreth mesnatës. Dyshohet për granatë dore. Nuk ka pasur shumë dëme, kontrolli i automjeteve po vazhdon normalisht”, tha ai./Reporteri.net/