Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka realizuar një aksion të bastisjes të quajtur “MARSI 2017” në 16 lokacione të ndryshme në Komunën e Prizrenit dhe në atë të Gjakovës, nën dyshimin për trafikim me qenie njerëzore.
Në Prizren janë kontrolluar gjithsej 15 lokale të cilat gjenden në hapësirat e objekteve biznesore tek tregu i gjelbër, ku janë hasur duke punuar gjithsej 17 punëtore femra (13 shtetase të Shqipërisë dhe 4 shtetase të Kosovës).
Kurse në Gjakovë, në mbështesje të inspektorëve të tregut, sanitar, të punës dhe të ATK-së, si dhe njësiteve tjera relevante policore, kanë kontrolluar një lokal në Gjakovë, në të cilin janë legjitimuar gjithsej 4 femra (2 shtetase të Shqipërisë, 1 shtetase e Maqedonisë dhe 1 shtetase e Kosovës).
“Dy punëtoret shtetase të Shqipërisë pas intervistimit pritet ti dorëzohen Njësitit për Migrim dhe të Huaj për të vazhduar me procedura të mëtejme.
Në mungesë të dokumentacionit lokali është mbyllur nga inspektorët komunalë në Gjakovë“, thuhet më tej në njoftim.