0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës konfiskon 40 iPhone në Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të kap 40 telefon të llojit Iphone, në pikën kufitare në Bërnjak, shkruan Insajderi.

53 vjeçari i cili ishte duke e vozitur automjetin e dyshimtë e kishte fshehur mallin e kontrabanduar në veturën e tij.

Njoftimi i plotë:

“Policia e Kosovës, respektivisht njësitë e Policisë Kufitare – Veri, me qëllim të luftimit dhe parandalimit të kriminalitetit dhe dukurive të tjera negative, kanë intensifikuar angazhimet operative dhe ushtrimin e autorizimeve policore në terren.

Si rezultat me datën 31.10.2023 rreth orës 10:25, gjatë kontrollit kufitar, në hyrje të pikë-kalimit kufitar Bërnjak, në automjetin Audi ngjyrë hiri me targa të Serbisë, me vozitës S. E., (viti i lindjes
1970), është gjetur një sasi e mallit të fshehur që dyshohet të jetë kontrabanduar: 20 IPHONE 14; 10 IPHONE 14 PRO; 10 IPHONE 14 PRO MAX.

Me autorizim të prokurorit të Shtetit malli i kontrabanduar konfiskohet dhe i dorëzohet Doganës së Kosovës për veprime të mëtutjeshme hetimore.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në menaxhimin dhe kontrollin efikas të kufirit shtetëror dhe parandalimin e veprave penale dhe kontrabandës në përgjithësi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img