1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës konfirmon dorëheqjet e zyrtarëve policorë serbë: Kemi kapacitete për menaxhimin e situatës

Policia e Kosovës njoftoi se edhe gjatë së dielës ka pasur dorëheqje të punonjësve policorë të komunitetit serb në veri të vendit.

Përmes një komunikate Policia tha se disa prej tyre i kanë dorëzuar pajisjet, për të vazhduar me kompletim të procedurave të tjera. Ajo bëri të ditur se ka kapacitete për menaxhimin e situatës së krijuar.

“Policia e Kosovës ka kapacitete për menaxhimin e situatës dhe rrethanave të krijuara, të gjitha veprimet do t’i ndërmerr konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese, konform vlerësimeve dhe planifikimeve operacionale, me qëllim të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe mbikëqyrjes dhe kontrollit kufitar”, thuhet në njoftimin policor.

Ndryshe, të dielën në veriun e Kosovës u mbajtën protesta të organizuara nga Lista Serbe, një ditë pas vendimit për t’u tërhequr nga institucionet e vendit.

Përfaqësuesit politikë të serbëve në veriun e Kosovës akuzuan qeverinë e Kosovës për moszbatim të marrëveshjeve të Brukselit.

Kryetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviçit, Zubin Potokut dhe Zveçanit, dhanë dorëheqje nga postet e tyre së bashku me këshilltarët komunalë nga radhët e Listës Serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img