Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Ridvan Ramush Sylës.
I kërkuari nga Policia dyshohet për zjarrvënie dhe është nga fshati Beguncë, Viti.
“Policia e Kosovës thekson se kushdo që ka informacion për identitetit apo vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim. /Prishtinapress/