Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e Elvir Sahit Saku , i kërkuar për veprën “Blerje,Posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e Narkotikëve”.
Në njoftimin për media thuhet se Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personi i kërkuar është: Elvir (Sahit) Saki, i lindur më 04.12.1985 në fshatin Treboviq- Pejё dhe është i dënuar për blerje, posedim, shpërndarje të narkotikëve.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë); 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë dhe e-mail adresa: info@kosovopolice.com. /Telegrafi/