0.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës ka shkatërruar banda kriminale në veri

Gjendja e sigurisë në veri të vendit është shumë më e mirë krahasuar me vitet e kaluara. Atje Policia e Kosovës ka arritur që në masë të madhe të shkatërrojë bandat kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, thotë se në pjesën veriore Policia e Kosovës po vepron dhe punon pa asnjë problem derisa edhe bashkëpunimi me qytetarët e atjeshëm është shumë më i mirë krahasuar me vitet e kaluara.

“Unë mendoj që nëse flasim për sukses të policisë së Kosovës dhe i referohemi pjesës veriore të vendit mund të them që suksesi është që në veri policia punon dhe kryen punën policore pa asnjë problem. Gjendja e sigurisë është më e mirë në krahasim me vjetët e kaluara. Qytetarët kanë filluar t’i besojnë policisë së Kosovë më shumë në pjesën veriore se sa viteve e kaluara dhe ka filluar një bashkëpunim më i madh ndërmjet qytetarëve dhe policisë së vendit edhe në pjesën veriore”, tha Qalaj për Ekonomia Online.

“Ne do të veprojmë çdoherë aty ku ka nevojë që të bëjmë arrestimin e të dyshuarave dhe dërgimin e tyre para organeve të drejtësisë pavarësisht se ku veprojnë dhe jetojnë. Policia ka arritur që të shkatërrojë mjaftë grupe kriminale në mbarë vendin edhe në pjesën veriore dhe policia e Kosovës do të punojë që t’i trajtojë njëjtë të gjithë”.

Qalaj ka folur edhe për statistikat e përgjithshme të rasteve të ndryshme kriminale të cilat krahasuar me vitet e kaluara kanë pasur rënie të dukshme.

“Mund të them që në fillim të çdo viti edhe institucioni i ynë harton objektivat për vitin e ardhshëm, mund të them që ka qenë qëllimi i yni që të kemi reduktim të rasteve në masën 5 për qind dhe rritje të zbulueshmërisë së rasteve në nivel vendi. Mund të them që këto parametra janë tejkaluar disa herë. Mund të them që numri i rasteve të paraqitura në Policinë e Kosovë nga 1 janari i 2019 deri më 23 dhjetor të 2019 ka shënuar një rënie prej -9.04 për qind ndërsa numri i veprave penale të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore deri më 23 dhjetor është -16.21 për qind”.

“Mund të them që është inkurajuese sidomos rënia e veprave penale kundër pasurisë, mund të them që këtë vit kemi një numër rekord të rënieve. Numri i vjedhjeve ka shënuar ulje -23.2 për qind, numri i vjedhjeve të rënda ka shënuar ulje, numri i grabitjeve ka shënuar ulje – 41.7 për qind pastaj kemi pasur një numër në rënie mjaftë të rasteve që kanë ndodhur në objektet e trashëgimisë kulturore fetare -13.25 për qind dhe kemi pasur shumë më pak raste ndëretnike, raste ku të dyshuar dhe viktimë janë pjesëtarët  e komuniteteve të ndryshme në Kosovë dhe kjo rënie është -40 për qind”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img