Site icon PrishtinaPress

Policia e Kosovës: Jemi duke asistuar kryetarët e komunave veriore për të ushtruar të drejtën e tyre në punë

Policia e Kosovës ka dalur më një njoftim pas raportimeve për situatën e krijuar në veri të Kosovës sot.

Siç thuhet në njoftimin e tyre, Policia e Kosovës sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend.

Tutje, ata kanë bërë të ditur se sot janë duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse.

“Angazhimet policore në mbarëvajtje të sigurisë. Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. Sipas detyrës zyrtare, sot Policia e Kosovës është duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”, thuhet në njoftimin e tyre.

Exit mobile version