Site icon PrishtinaPress

Policia e Kosovës gjen veturën që u përdor për plaqkitje në Suharekë

Policia e Kosovës ka gjetur veturën e cila është përdorur në grabitjen e armatosur në argjendarinë “Diakos” në Suharekë. 

Këtë për Paparaci.com e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës. Në një komunikim zyrtar me mediumin, nga policia kanë bërë të ditur se vetura është gjetur në fshatin Jezerc, shkruan Paparaci.com.

 

“Mund të konfirmojmë se sot, në orët e pasditës pas hetimeve të zhvilluara, në fshatin Jezerc është gjetur vetura e cila dyshohet se ishte përdorur në rastin e grabitjes në Suharekë.”, thotë policia për Paparaci.com.

Gjithashtu, policia thotë se “Njësitet relevante policore janë duke kryer ekzaminimin e veturës, për të vazhduar me konfiskimin dhe procedurat e mëtejme hetimore.”

Ndryshe, mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Nga ky incident përveç një polici të plagosur, ka mbetur edhe një tjetër i lënduar. /Paparaci.com/

Exit mobile version