1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës, e përgatitur për ta ruajtur sigurinë e shtetit

Aksioni i së shtunës i Policisë së Kosovës, kur pritej të futej një tren i nisur nga Serbia për në veri të Kosovës, ka përfshirë të gjitha njësitet policore dhe ekskluzivisht operacioni është realizuar nga Policia e Kosovës, kanë bërë të ditur autoritetet e rendit.

Në një konferencë për media, Policia e Kosovës ka dhënë informacione për veprimet e policisë që janë realizuar në pikëkalimin kufitarë në Jarinë të Mitrovicës.

Të shtunën, Beogradi provoi të vërë në funksion një linjë ilegale hekurudhore që do të lidhte Serbinë me veriun e Kosovës, pa lejen e Prishtinës zyrtare.

Zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Naim Rexha, ka thënë se c

Ai ka shtuar se Policia e Kosovës është e përkushtuar dhe profesionalisht e përgatitur për të ruajtur sigurinë e vendit.

“Në rrafshin bashkëpunues të institucioneve të sigurisë dhe të zbatimit të ligjit, ne kemi bashkëpunim edhe me EULEX-in edhe me KFOR-in, por ata janë të renditur në aspektin strategjik të veprimeve si reagues të dytë dhe tretë. Ne jemi përgjegjës për sigurinë e qytetarëve tanë, ne jemi përgjegjës për territorin e Kosovës dhe operacioni i së shtunës ekskluzivisht është zhvilluar nga Policia e Kosovës”, ka bërë të ditur Rexha.

Referuar situatës së krijuar rreth qarkullimit të trenit nga Beogradi për në veri të Mitrovicës, Rexha ka theksuar se pasur deklarime të ndryshme, duke përfshirë edhe video incizime se është vendosur mjet shpërthyes në hekurudhë, ku më pas, siç ka theksuar ai, janë marrë masat e nevojshme të kontrollit.

“Demantojmë fuqishëm që në asnjë variant, se kinse qytetaret e Kosovës ose zyrtarët e Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë ndonjë veprim që ka të bëjë me përgatitjen për ndonjë dëmtim, siç është paraqitur në mediumet serbe. Kjo është e pavërtetë, nuk qëndron, përkundrazi ne kemi zhvilluar një operacion mjaft kompleks të kontrollimit të tërë hekurudhës me një gjatësi prej 50 kilometrash, dhe nuk është hasur asgjë e dyshimtë”, ka shpjeguar Rexha.

Ndërkohë, ekspertë të fushës së sigurisë operacionin e Policisë së Kosovës e konsiderojnë profesional dhe të duhur.

Eksperti i sigurisë, Naim Maloku, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vetë përgatitja e trenit në atë mënyrë siç ishte planifikuar nga Qeveria e Serbisë, ishte provokim i rëndë për Kosovën dhe cenim i integritet territorial.

“Qeveria e Kosovës, presidenti dhe mekanizmat tjerë të sigurisë nuk kanë pasur hapësirë veprimi tjetër, përveç se të reagojnë kështu siç kanë reaguar, me angazhimin e të gjitha kapaciteteve të sigurisë që kanë pasur për të bërë një ndërhyrje të tillë”, ka theksuar Maloku.

Maloku, ndërkaq, ka shtuar se zhvillimet e fundit në raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë veprime që mund të cenojnë gjithë procesin e normalizimit. Zhvillimet e së shtunës, ka shtuar eksperti Maloku, kanë shënuar një vijë ndarëse të madhe mes këtyre dy shteteve.

“Raportet Kosovë – Serbi dje, praktikisht kjo ngjarje, shënon një vijë ndarëse. Raportet nuk do të jenë më siç kanë qenë deri dje dhe mendoj që përfundimisht opinioni serb e ka kuptuar që Kosova është një shtet që e ka juridiksionin deri në kufi të Kosovës dhe praktikisht ata duhet ta respektojnë këtë. Qeveria e Serbisë duhet t’i ulë këto tensione të krijuara dhe të pajtohet me një realitet”, ka vlerësuar Maloku.

Nga stacioni qendror i hekurudhave në Beograd, të shtunën ishte nisur për në Kosovë një tren. Pjesa e jashtme e trenit ishte dekoruar me ngjyrat e flamurit të Serbisë dhe me mbishkrimin “Kosova është serbe”.

Treni, nga autoritetet e Kosovës u cilësua si ilegal dhe provokim, ndërsa në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, morën vendim që të mos lejojnë hyrjen e trenit të nisur nga Serbia për në Kosovë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img