Site icon PrishtinaPress

Policia e Kosovës e ka parandaluar kontrabandimin me mallra në Zubin Potok

Policia e Kosovës gjatë datës 22 shkurt të vitit 2023, ka arritur që të lokalizojë dy persona duke tentuar që të bëjnë kontarbandimin me kafshë shtëpiake dele nga territori i Serbisë në territorin e Kosovës.

Sipas policisë të dyshuarit kanë arritur të largohen për shkak të terrenit malorë, por policia për delet e ka njoftuar Doganën e Kosovës dhe AVUK-u për procedura të mëtutjeshme.

“Fsh. Banjë, Zubin Potok 22.02.2023 – 16:20. Raportohet se janë vërejtur dy të dyshuar deri më tani të pa njohur të cilët nga territori i Serbisë ishin duke sjell disa kafshë (dele) në territorin e Republikës së Kosovës”,

“Njësitet policore kanë lokalizuar kafshë, ndërsa personat e dyshuar duke shfrytëzuar terrenin malor kanë ikur në territorin serb”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërkohë Policia e Kosovës është konsultuar me prokurorin e shtetit për ketë rast.

Exit mobile version