-2.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës dhe FSK ndihmojnë në shpëtimin e 17-vjeçarit në Durrës

Është nxjerrë i gjallë 17-vjeçari i cili kishte mbetur në rrënojat e shtëpisë së tij tek ish-këneta në Durrës.

Ai kishte kohë që komunikonte me anë të celularit me forcat e shpëtimit, por vetëm tani është bërë i mundur shpëtimi i tij.

Akoma nuk dihet fati i familjarëve të tij. Brenda kësaj godine raportohet që janë të gjithë fëmijë.

Në këtë banesë jetonin tre vëllezër me familjet e tyre. Ai është Ramë Lala dhe ka qenë fshehur poshtë orendive të shtëpisë.

Ndryshe në pamjet e publikuara më poshtë shihen pjesëtarët e Policisë së Kosovës të përkrahur nga ata të FSK-së dhe Ushtria Shqiptare duke bartuar të riun Lalaj. /reportv/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img