11.8 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Policia e Kosovës arreston shtetasin serb, kërkohej nga Interpoli me urdhër të Serbisë


Njësiti për persona të arratisur (FAST Kosova), që vepron në kuadër të ILECU-të, të Policisë së Kosovës, ka arrestuar një shtetas serb, i cili kërkohej me urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol nga autoritetet e Serbisë.

I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë, ndërsa lidhur me rastin do të ndërmerren masat sipas procedurave në raste të tilla, transmeton Klankosova.tv.

“Në përpjekjet e vazhdueshme ligjore dhe profesionale për parandalimin dhe luftimin e veprave penale përfshirë edhe luftimin e kriminalitetit që kalon kufijtë shtetëror, në veçanti identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar që provojnë t’i ikin drejtësisë, përfshirë edhe drejtësinë ndërkombëtare, Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), po vepron me kompetencë dhe profesionalizëm duke dëshmuar bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet ndërkombëtare për zbatim të ligjit”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar fuqishëm në parandalimin dhe luftimin e kriminalitetit në përgjithësi, përfshirë edhe forcimin dhe avancimin e bashkëpunimit policor ndërkombëtar në këtë fushëveprim”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img