Advertisement
Policia kufitare i ndaloi ata derisa po udhëtonin me veturë në një rrugë ilegale që shfrytëzohet nga kontrabandistët, për të dalë nga Kosova.
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka ndaluar një automjet me targa malazeze të cilin po e drejtonte një person mashkull, shtetas rus.
Sipas policisë në automjet ka qenë edhe një pasagjere, po ashtu shtetase ruse.
Siç raporton Klan Kosova, duke u thirrur në burime të saj, rusët Igor K. dhe Marina V., po bartnin me vete në makinë edhe disa pajisje të dyshimta, të cilat kanë të bëjnë me fushën e sigurisë.
Për mashkullin e arrestuar strukturat kosovare të sigurisë po dyshojnë se ka edhe përvojë ushtarake. Me veshje të tilla Igori është parë edhe në disa fotografi të siguruara nga televizioni.
Megjithatë, ata momentalisht po dyshohen vetëm për trajtim ilegal të kufirit. Me urdhër të prokurorit dy shtetasëve rus u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh.
PostAdss