-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Policia e identifikon personin që valëviti flamurin “Autochthonus” në tubimin ku ishte Kurti, pritet kallëzim penal

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se ka identifikuar autorin që valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe në Tetovë. Bëhet fjalë për A.M (21), shtetas gjerman dhe ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente, transmeton Portalb.mk.

“Departamenti i Policisë Kriminale – Sektori për Krime të Përgjithshme dhe krime të dhunshme në bashkëpunim me SPB Tetovë zbardhi ngjarjen penalo-juridike të ndodhur më 11.08.2023 në sheshin në Tetovë, gjatë vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, kur flamuri i ashtuquajtur “Shqipëria e Madhe”, me çka ka krye vepër penale sipas nenit 319 të Kodit Penal. Pas marrjes së masave taktike operative u konstatua identiteti i personit që ka kryer veprën penale – A.M.(21), i cili është shtetas gjerman. Në koordinim me PThP Tetovë, kundër personit nga neni 319 i Kodit Penal do të parashtrohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente për veprime të mëtutjeshme”, thonë nga MPB.

Ky rast dhe pritja e Albin Kurtit në Tetovë dhe Çair hapi debat të madh në opinionin e Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm.

Pak ditë pas pritjes, Policia e RMV-së nisi kërkesë për nisjen e procedurës kundërvajtëse ndaj dy subjekteve juridike, Komunës së Çairit dh Komunës së Tetovës. Në stacion policor u ftuan dy nikoqirët, Visar Ganiu dhe Bilall Kasami. Kjo sipas MPB-së pasi ata nuk kanë vepruar në bazë të Ligjit për përdorimin e stemës, flamurit dhe himnit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri i vendit – Dimitar Kovaçevski doli me qëndrimin kundër mënyrës së manifestimit në shesh të Tetovës, ku aty u pa të valëvitej një flamur me hartën e Shqipërisë së Madhe.

Në reagimin e presidentit Stevo Pendarovski thuhej se organizatorët e tubimeve publike në Tetovë dhe Çair duhet të ndëshkohen me ligj për shkelje të dispozitave ligjore lidhur me përdorimin e flamurit dhe himnit të shtetit dhe flamujve dhe simboleve të bashkësive, me injorim të plotë të simboleve të shtetit.

Reagoi edhe partia opozitare VMRO–DPMNE nga ku theksuan se institucionet nuk mund të arsyetohen me vizita private dhe se partia në pushtet – LSDM e gjunjëzoi sërish Maqedoninë e Veriut.

Nga ana tjetër, partitë opozitare shqiptare akuzuan palën maqedonase se me këtë qasje rikthejnë histerinë antishqiptare nga periudha e komunizmit.

Për këtë rast, presidentja e Kosovës – Vjosa Osmani sa i përket pritjes në Tetovë të kryeministrit Kurti ku u shfaq një flamur i “Shqipërisë Etnike”, tha se në tubime askush nga organizatorët nuk e kontrollon çdo qytetarë se çfarë ka në duar. Ajo tha se këtë veprim e sheh si “lëvizje e një qytetari dhe jo si diçka të organizuar”.

Ndërkaq, rasti nuk u la pa u komentuar as nga presidenti i Serbisë – Aleksandar Vuçiq. Ai akuzoi kryeministrin e Kosovës se gjatë vizitës në Tetovë ka promovuar idenë e Shqipërisë së Madhe dhe këtë ai e quajti skandal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img