Site icon PrishtinaPress

Policia e gjobit sërish shoferin famëkeq me 150 gjoba dhe ndalim të vozitjes deri më 2041

Policia e Kosovës e ka gjobitur sot me 300 euro dhe ia ka vazhduar masën mbrojtëse të ndalimit të drejtimit të mjetit motorik një personi me 150 gjoba trafiku.

Në një njoftim për media të enjten, policia tha se shoferi, i njohur për shkelje në trafik, është identifikuar duke vozitur 130 kilometra për orë, në një rrugë me kufizim të shpejtësisë 80 kilometra për orë.

Shoferi po voziste në Autostradën Ibrahim Rugova, në Veternik.

“Njësia për Kontroll të Autostradave në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 80 km/h ka identifikuar shoferin duke drejtuar mjetin me shpejtësi 130km/h, mirëpo pas verifikimit i njëjti rezulton se ka ndalesë në drejtimin e mjetit me veprim motorik deri në vitin 2041 si dhe ka 150 gjoba për kundërvajtje të ndryshme”, thuhet në njoftim.

“I njëjti është larguar nga trafiku dhe është gjobitur me 300€ si dhe i është vazhduar masa mbrojtëse sipas ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Exit mobile version