Site icon PrishtinaPress

Policia e gjen një parcelë në malet e Gjakovës me rreth 100 bimë kanabis sativa

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në një zonë malore të Gjakovës sot më 4 shtator kanë gjetur rreth 100 bimë të dyshuara narkotike (të llojit kanabis sativa) me gjatësi nga 1 deri në 2.5 metra.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ajo zonë ku u gjetën bimët është në kufi me Shqipërinë, dhe se pati bashkëpunim me  Policinë Kufitare të Shqipërisë.

“Lidhur me operacionin policor njësitet e specializuara kufitare, së bashku edhe me Njësinë e Antidrogës, kanë shkuar në lokacionin e dyshuar dhe në vendin e ngjarjes kanë gjetur një parcelë, në të cilën kishin qenë të mbjella rreth 100 bimë të dyshuara narkotike (të llojit kanabis sativa) me gjatësi nga 1 deri në 2.5 metra”.

“Në vendngjarje nga njësitë përkatëse policore janë marrë prova materiale si: mostra të bimëve narkotike dhe prova të tjera, ku pas mbledhjes së provave është bërë asgjësimi i bimëve narkotike në vendin e ngjarjes. Meqenëse zona ndodhet afër kufirit është komunikuar edhe Policia Kufitare dhe e rendit të Republikës së Shqipërisë dhe në koordinim me ta është bërë sigurimi i perimetrit të jashtëm të zonës në vijën kufitare Kosovë/Shqipëri nga ajri dhe nga toka”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version