Site icon PrishtinaPress

Policia e gatshme për gjeneratën e re të kadetëve

Dje Policisë së Kosovës ju shtuan edhe 433 pjesëtarë të rinj të cilët pas ndjekës së studimeve në Shkollën për Siguri Publike në Vushtrri u betuan në një ceremoni të organizuar në Prishtinë.

Ata qysh sot janë paraqitur nëpër stacionet policore dhe kanë kryer detyrat e dhëna nga eprorët, raporton IndeksOnline.

Ndërsa të hënën, pritet të mbahet testi me shkrim për të gjithë ata që kanë aplikuar në konkursin e fundit për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës.

Konkursi është shpallur për komunat veriore atje ku muaj më parë dhanë dorëheqje mbi 500 policë të komunitetet serb në shenjë proteste ndaj vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Sipas Policisë, mbi 140 i kanë plotësuar kriteret. Tashmë këta 140 persona do t’i nënshtrohet testit me shkrim.

Personat që e kalojnë testin me shkrim, do të t’i nënshtrohen testit të aftësive fizik e kështu me radhë deri në përfundimin e të gjitha testeve.

Testi me shkrim do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri me datën 20 shkurt 2023 në ora 10:00./IndeksOnline/

Exit mobile version