Site icon PrishtinaPress

Policia e fton nënkryetarin e PSD’së për aksionin të zyret e Speciales, thotë se s’do t’iu përgjigjet

Nënkrytari i Partisë Socialdemokrate, Zgjim Hyseni, ka njoftuar se është ftuar për intervistim nga Policia e Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Hyseni ka bërë me dije se arsyeja e thirrjes lidhet me aksionin që kanë zhvilluar ditë më parë aktivistë të PSD’së para zyrave të Gjykatës Speciale në Prishtinë.

“Sot jam thirrur për një intervistë nga Policia e Kosovës. Prita që do të jetë ndonjë nga rastet e mëhershme të aktivitetit. Por, mbeta i habitur kur polici më tha se arsyeja e thirrjes lidhet me aksionin që kemi zhvilluar para zyrave të Gjykatës Speciale në Prishtinë”, ka shkruar Hyseni.

Por, Hyseni ka thënë se nuk do t’i përgjigjet kësaj ftese, meqenëse është prononcuar publikisht.

“Policia e Kosovës, por as institucionet e tjera nuk duhet t’i shërbejnë Dhomave të Specializuara. Këto dhoma nuk ka qenë kurrë në shërbim të drejtësisë, prandaj qasja e tyre është ajo e arbitraritetit policor. Gjykata Speciale është e skaduar, prandaj duhet të zhbëhet. Përndryshe, ajo do ta dëmtojë Kosovën më shumë se secili proces, sepse efekti i saj është zvetënimi i vetë përpjekjes për liri”, thuhet në postim.

Exit mobile version