2.4 C
Pristina
Sunday, February 23, 2025

Buy now

spot_img

Policia e Ferizajt i gjen armë e fishekë në shtëpi një 76-vjeçari

Policia e Ferizajt i ka gjetur një pushkë gjuetie, një revole dhe disa fishekë një të 76-vjeçari nga fshati Dardani.

Në njoftimin e Policisë thuhet se ata e pranuan këtë informacion në mesditë, ndërsa më pas Njësiti i Hetimeve “ka kontaktuar” me personin dhe ia ka konfiskuar armët.

“Me datë 23.02.2025, rreth orës 12:15, Njësiti i Hetimeve të stacionit policor në Ferizaj ka pranuar informacionin se një person, mashkull, kosovar, 76 vjeç, nga fshati Dardani, Ferizaj, po mbante në pronësi armë zjarri me leje të skaduar që nga viti 2021”, thuhet në njoftim.

“Pas pranimit të kësaj informate, Njësiti i Hetimeve ka kontaktuar me personin, i cili mbante në mënyrë të paautorizuar armë zjarri. Si rezultat, në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar: – 1 pushkë gjuetie, 35 fishekë gjuetie- 1 pistoletë (revole) me 47 fishekë”, thuhet tutje në njoftimin e Policisë.

Policia e Ferizajt tha se me autorizim të prokurorit të shtetit, është iniciuar procedura për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është liruar. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img