Site icon PrishtinaPress

Policia e Ferizajt gjobit dy shoferë 22-vjeçarë, në zonën 60km/h po shkonin deri në 149 km/h

Policia e Ferizajt i ka gjobitur dy 22-vjeçarë me nga 300 euro, një djalë dhe një vajzë, të cilët rreth mesnatës u hasën duke ngasur shumë më shpejt sesa që lejohej në rrugën transitore Varosh-Gërlicë.

“Policia e Komunikacionit Rrugor me datën 12.10.2024 rreth orës 00:30 në rrugën transitore në mes të fshatrave Varosh-Gërlicë të Ferizajt,  ka ndaluar dy shoferët: B.M (F/K),  e moshës 22 vjeçare, e cila zhvilloi shpejtësi 149 km/h në zonën e kufizimit 60 km/h dhe A.S (M/K) i moshës 22 vjeçar,  i cili zhvilloi shpejtësi 135, në zonën e kufizimit 60 km/h”.

“Ndaj tyre policia u shqiptoi nga një gjobë kundërvajtëse prej treqind (300) euro, 3 pikë negative dhe masë mbrojtëse prej tre (3) muajve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia Rajonale e Ferizajt paralajmëron se “do të vazhdojë me aktivitete të shtuara,me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor”, ndërsa ka apeluar te shoferët që “të bëjnë kujdes” dhe “t’i respektojnë shenjat e trafikut”.

Ndërsa, ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version