13.6 C
Pristina
Friday, January 31, 2025

Buy now

spot_img

Policia: Dyshohet se në mesin e terroristëve në Banjskë, ishte edhe Milan Radojçiq

Policia e Kosovës ka prezantuar arsenalin e armëve që ka gjetur në manastirin e Banjskës. Aty u bë e ditur, se në një veturë është gjetur edhe dokumenti i lejës së armës së Millan Radojçiq.

“Një nga automjet Mercedes GClass, BB 1107 YY është gjetur një dokument i lejes së armës së personit Millan Radojçiq, njëherit nënkryetar i Listës Serbe.

Kjo ngrit dyshimin e fuqishëm se mes personave të armatosur dhe të uniformuar ishte edhe vetë Millan Radojçiq”

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka folur lidhur me trazirat në veri.

Ai ka bërë të ditur që kanë gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiqiq gjatë sulmit të djeshëm në veri të Kosovës.

Kjo sipas Sveçlës, dëshmon pjesëmarrjen e tij në sulmin e djeshëm.

Janë gjetur edhe harta e plane për organizmin e gjatë të mire menduar dhe këto janë dëshmi që nuk janë vetëm grupe lokale. Për këtë sasi armatime duhet së paku disa muaj nuk ka asgjë të bëjë më organizmin të shpejtë kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Rdeojqitq që dëshmojnë pjesëmarrjen e tij ën këtë aksion. Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Pjesëtaret e këtij grupit terrorist janë dy të organizatave të shpallura terroriste nga Qeveria”, u shpreh Svecla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img