Site icon PrishtinaPress

Policia dhe Prokuroria e Bielefeldit dalin me deklaratë për vrasjen e bokserit Besar Nimani

Sipas njoftimit të policisë dhe prokurorisë gjermane “të shtunën në mbrëmje, 9 mars 2024, një 38-vjeçar nga Bielefeld vdiq si pasojë e të shtënave në qendër të qytetit. Autori ose autorët janë në arrati”. Mediat kryesore gjermane kanë shkruar për rastin duke theksuar se bëhet fjalë për ish -bokserin kosovar Besar Nimani. 

Tutje, në njoftim thujet se sipas gjetjeve aktuale, viktima ndodhej në zonën e Obernstrasse  Klasingstrasse rreth orës 18:00 kur “një ose më shumë autorë janë afruar dhe kanë qëlluar”.

Policia thekson se shtetasi kosovar, ka vdekur në vendin e ngjarjes për shkak të plagëve të rënda.

“Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në zonën e qytetit Bielefeld. Vijon kërkimi për autorin ose autorët”, thuhet në njoftim.

Siç bëjnë me dije Policia dhe Prokuroria nuk ka rrezik për palët e treta të papërfshira në këtë incident, që ka përfunduar me vrasje.

Tutje policia thekson se hetimet po kryhen nga skuadra e vrasjeve “Ober” në krye me kryedetektivin Alexander Scholz.

https://www.presseportal.de/blaulicht/pm/12522/5731558

Exit mobile version