Policia në bashkëpunim me Doganën e Kosovës janë duke zhvilluar një aksion në rajonin e Mitrovicës në lokacione të ndryshme, lidhur me kontrabandën me mallra.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.
“Mund të ju konfirmojmë se Policia e Kosovës së bashku me Doganën e Kosovës janë duke realizuar një operacion në rajonin e Mitrovicës, në lokacione të ndryshme, lidhur me dyshimet për kontrabandë me mallra”, tha Kelani.
Ai shtoi se për detaje dhe informata shtesë do të bëhet e ditur pas përfundimit të operacionit.