Prej kur kanë hyrë në fuqi masat e reja anti-covid policët e Kosovës të veshur civil po patrullojnë në kryeqytet.
Qytetarë të shumtë janë ndaluar nga policia me ç’rast disa prej tyre edhe janë gjobitur për mos respektim të masave.
Policia e Kosovës ka shtuar kapacitetet në nivel të vendit.
Masat e reja kanë hyrë në fuqi të dielën dhe obligojnë bartjen e maskës gjatë ecjes vetëm, në grup si dhe ambiente të mbyllura.