Site icon PrishtinaPress

Policia: Deputetja Dërguti u ndalua me urdhër të Gjykatës (Dokument)

Policia e Kosovës ka arrestuar deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti.

Derguti është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Sipas Policisë së Kosovës, deputetja e VV-së, është ndaluar nga njësitet relevante policore të stacionit policor Vushtrri, bazuar në urdhëresë,  dhe të njejtën e kanë njoftuar mbi arsyen e ndalimit dhe bazuar në urdhëresë të njëjtën e kanë shoqëruar në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Policia deklaron se deputetja Dërguti ka  bashkëpunuar dhe kooperuar mirë me zyrtarët policorë dhe e njëjta është shoqëruar në gjykatë, ashtu siç parashihet me urdhëresë.

Më poshtë keni urdhër-arrestin e Gjykatës Themelore në Prishtinë

Exit mobile version