Site icon PrishtinaPress

Policia demanton zëvendësin serb të Abrashit: I shkaktoi plagë vetes

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Soaciale, Boban Stankoviq natën e mbrëmshme dyshohet të ketë marrë lëndime të lehta trupore.

Mirëpo sipas policisë, dyshohet se i lënduari i ka shkaktuar vetes plagë dhe nuk është viktimë siç e ka paraqitur rastin, transmeton lajmi.net.

Në këtë mënyrë Policia e Kosovës ka mohuar akuzat e Stankoviqi se është sulmuar fizikisht në oborrin e shtëpisë së tij dhe në atë rast ka pësuar lëndime të rënda.

Exit mobile version